Denoncimi i “STOP”/ Morën 3 mijë euro ryshfet për të mbyllur çështjen, SPAK nis hetimin për avokatin dhe prokurorin

Me 13 tetor 2021 ‘STOP” trasmetoi rastin e te moshuarës, e cila u aksidentua në qershor 2019 dhe ka humbur shikimin në syrin e majtë. Autori i aksidentit, Thanas Papadhimitri, u largua nga vendi i ngjarjes dhe sipas dokumenteve ai është munduar të manipulonte provat. Sipas fakteve të siguruara nga “Stop”, autori i aksidentit, Thanas Papadhimitri zgjodhi si avokat mbrojtës Shpëtim Meçin dhe ky i fundit i premtoi, se me një ryshfet prej 3000 Eurosh do ta mbyllte këtë çështje.Sipas Meçit, 1500 Euro ishin për prokurorin Julian Cafka dhe 1500 të tjera për gjyqtarin. Po pazari me gjyqtarin nuk funksionoi, pasi autori mbeti në burg për shkak të provave. Rezultojnë 5 audio regjistrime telefonatash mes të fejuarës së Papadhimitrit, Ana Kotro, dhe avokatit Shpëtim Meçi, ku ky i fundit pranon të ketë marrë 3 mijë Eurot, për të mbyllur çështjen në favor të autorit të aksidentit.

Prokurori i SPAK, Dritan Prençi, ka vendosur te regjistrojë procedim penal për korrupsion ndaj avokatit të Gjirokastrës, Shpëtim Maçit, Thanas Papadhimitri dhe drejtuesit të Prokurorisë së Gjirokastrës, Julian Çafka.

Çështja fillimisht është nisur nga Prokuroria e Gjirokastrës , por me pas dosja është tërhequr në muajin Tetor 2021 nga Byroja Kombëtare e Hetimit dhe tashmë po ndiqet gradualisht nga oficeri i BKH, Mikeljan Shkalla dhe prokurori i SPAK, Dritan Prençi.

Të Fundit