“Deklaro qe je vrare ne shtepi, jo ne pune” pret gishtat ne vendin e punes, e detyrojne te genjeje

Sot do të ndalemi në një ngjarje sa të dhimbshme, po aq edhe problematike. Donald Tufi është vetëm 20 vjec dhe në janar 2021 filloi punë pranë firmës së përpunimit të kartonave për pica, pranë zonës “Ish-Fabrika e qelqit”, e quajtur CDK PACK sh.p.k.Kjo fabrikë ka si administrator, shtetasin turk, Savas Karaca.Më 15 mars 2021, Donaldi pëson një aksident të rëndë.Në prani dhe me urdhër të përgjegjësit Dedë Bushpreni, ai detyrohet të futet poshtë makinerisë së ndezur, për të pastruar bojën.Në këtë moment, makineria i dëmton Donaldit tre gishtat e dorës.Më pas përgjegjësi fik makinerinë, lajmërohet pronari dhe e drejtojnë për në qendrën më të afërt shëndetësore, duke i thënë, se në spital ka polici dhe mund t’u krijoheshin probleme, ndaj duhet të deklaronte, se ishte vrarë në shtëpi dhe jo në punë. Në 23 mars 2021, Donaldit i vjen një njoftim për largim nga puna në datën 1 prill 2021, “për moszbatim me përpikmëri të rregullave të sigurisë në punë”.

“Stop” këshilloi Donaldin të bëjë kallzim në Komisariatin Nr. 6, për aksidentin në vendin e punës, që pasoi me hedhjen e tij në rrugë. Policia shkoi menjëherë në vendin e ngjarjes dhe nisi hetimet.Aktualisht po procedohet penalisht në gjendje të lirë përgjegjësi i firmës, Dedë Bushpreni.Shefi i komisariatit numër 6, Islam Haka, shpjegon, se pas veprimeve të policisë, cështja është dërguar në prokurori për shkelje të rregullave në punë. Vec kësaj, gazetari i “Stop” e coi problematikën edhe në Inspektoratin e Punës. Irida Qosja, drejtore e Inspektimit të Punës tha, se një grup punë do të shqyrtonte incidentin dhe kushtet e punës, pasi më parë nuk kishin dijeni, për cfarë kishte ndodhur.Pas verifikimit Inspektoriati i punës na sqaroi me një shkresë, se ky subjekt ka bërë një sërë shkeljesh, që nga mungesa e tabelave informuese, mungesa e kontratës së punës, apo dhe mospagimi i kontributeve.

Të Fundit