Dëbora bllokon disa rrugë në Kukës, banorët apel për ndihmë: Nuk ka drita prej orësh

Reshjet e dëborës të rëna gjatë ditës së sotme kanë nxjerrë një sërë problematikash në menaxhimin e situatave nga ana e firmave kontraktuese për mirëmbajtjen e akseve nacionale, apo edhe menaxhimin e rrugëve ne zonat rurale nga ana e bashkive të Prefekturës Kukës.

15 cm dëborë ranë gjatë ditës së sotme duke shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike në shumë fshatra për orë të tëra, bllokim të rrugëve, dalje të automjeteve nga rruga.

Drejtuesit e automjeteve dhe banorët kanë ngelur në mëshirën e dimrit, ata apelojnë për ndihmë.

“S’kemi ca të bëjmë se faktet flasin vetë, drita nuk ka prej oresh”-shprehen banorët.

Të Fundit