Debati në Twittter/ Basha: Ndal së vjedhuri dhe jepu lekët shqiptarëve! Asgjë s’vlen më shumë se jeta e tyre.

Kryedemokrati Lulzim Basha i përgjigjet sërish kryeministrit Edi Rama, duke i kërkuar të shohë testimet, të rimbursojë ilaçet e pacientëve të infektuar me koronavirus, që po kurohen në shtëpi, dhe të shtojë kapacitetet mjekësore.

Teksa i kërkon prerë të ndalë së vjedhuri dhe t’iu japë lekët shqiptarëve, Basha deklaron se asgjë nuk vlen më shumë se jeta e njerëzve.

“Shto testimet, rimburso ilaçet për pacientët në shtëpi,shto kapacitetet mjekësore.Ndal së vjedhuri dhe jepi lekët shqiptarëve që sot ju duhet ndihmë dhe jo llafe. Sulmet politike dhe aleanca e plehrave nuk e mbulojnë dot dështimin tënd. Asgjë nuk vlen më shumë se jeta e njerëzve!”, thekson Basha.

Të Fundit