Damian Gjiknuri: Meta të mbajë fjalën, të japë dorëheqjen.

Kreu i fushatës në Vlorë, Damian Gjiknuri u shpreh se në këtë qark PS është afër rezultatit të vitit 2017.

“Kemi marrë 58% të votave, i cili është një rezultat historik, kjo falë punës së të gjithëve”, u shpreh Gjiknuri.

Ai theksoi se presidenti Ilir Meta duhet të japë dorëheqjen pas rezultatit të PS-së në këto zgjedhje.

“Dua të falënderoj edhe forcat e tjera politike këtu në Vlorë që këtu treguan maturi dhe kulturë demokratike. Dua të falënderoj edhe presidentin e Republikës, i cili na energjizoi fushatën, erdhi këtu për të zbuluar komplote  dhe meqenëse ne mbajtën fjalën tonë, unë shpresoj që ai të dorëhiqet dhe të mbajë fjalën e tij”, u shpreh Gjiknuri.

Të Fundit