“Dalja me leje”/ Policia nis kontrollet ne Tiranë.

Policia ka nisur kontrollet në rrugë për të verifikuar nëse qytetarët që lëvizin në këtë orë i kanë ose jo lejet e miratuara nga autoritetet.

Siç duket nga kjo foto e shkrepur në Bulevardin “Gjergj Fishta”, efektivët e policisë kanë ndaluar disa qytetarë duke verifikuar nëse kanë leje apo jo.

Gazetarja Esiona Konomi, raporton se shumë qytetarë kanë pasur shumë të vështirë për të marrë lejë, ndërsa pensionistët janë shprehur nuk kanë dijeni për një leje të tillë.

“Qytetarët e kanë pasur shumë të vështirë për të marrë lejë, ato kanë aplikuar por nuk kanë marrë një sms, por ato kanë dalë pasi e kishin të nevojshme të dilnin të bënin pazare. Ndërkohë disa pensionistë të kontaktuar janë shprehur se nuk kanë qenë në dijeni se duhet të marrin një leje të tillë. Ndërkohë deri më tani të dhënat tregojnë se rreth 54 mijë qyetarë ja kanë arritur që të marrin lejen për të dalë. Ndërkohë qytetarët duhet të dinë se nëse e bëjnë kërkesën me mesazh duhet që ta bëjnë dy ditë para aplikimin”, raporton gazetarja.

Sipas urdhrit të dy ditëve më parë të policisë, asnjë qytetar nuk duhet të dalë nga shtëpia pa pasur leje lëvizjeje nga autoritet, e cila mund të merret ne portalin “e-Albania” ose në numri 55155.

Të Fundit