Dalja e targave të makinave,reagon DPSHTRR: Sapo u njohëm me lajmin – Stop
Lajme, Të Gjitha

Dalja e targave të makinave,reagon DPSHTRR: Sapo u njohëm me lajmin

Pas skandalit të publikimit së listës me targave të automjeteve të qytetarëve shqiptarë, ka ardhur edhe reagimi i Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor.

Përmes një postimi në faqen zyrtare të “Facebook”, DPSHTRR shkruan se ka nisur hulumtimin dhe kërkimin e sportit nga kompania që mirëmban sistemin informatik.

Gjithashtu thekson faktin se kjo bazë të dhënash aksesohet nga shumë institucione, me nivele të ndryshme aksesi, dhe i shërben edhe operatorëve ekonomik shtetëror e privat.

“Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor, sapo u njoh me lajmin mbi daljen e disa të dhënave për targat e automjeteve në Republikën e Shqipërisë, nisi menjëherë hulumtimin dhe kërkimin e suportit nga kompania që mirëmban sistemin informatik, e kontraktuar nga AKSHI. Ndërkohë që do të kryhet një analizë e plotë për të dalë me një qëndrim zyrtar të bazuar në fakte, bëjmë me dije se kjo bazë të dhënash aksesohet nga shumë institucione, me nivele të ndryshme aksesi, dhe i shërben edhe operatorëve ekonomik shtetëror e privat”-shkruan në reagimi DPSHTRR.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *