Covid-19 do trajtohet si grip, ky shtet s’do të raportojë më rastet e reja

Në përpjekje për t’iu rikthyer normalitetit, pas pandemisë COVID-19, Singapori ka vendosur që të mos raportojë më rastet e reja ditore të COVID-19.

Ky shtet do të jetë i pari në botë që nuk do të regjistrojë rastet me e reja, duke e trajtuar COVID-19 si grip.

Vendi juglindor i Azisë ka regjistruar vetëm 36 vdekje si pasojë e COVID-19 duke aplikuar masa shumë të rrepta që nga nisja e pandemisë ndërsa tashmë ka vendosur që t’iu japë qytetarëve më shumë liri.

Ky plan është propozuar nga tre anëtarë të Komitetit për pandeminë në Singapor për t’iu dhënë fund 18 muajve me kufizime të rrepta, dhe për të rivendosur udhëtimet pa karantinë dhe tubimet publike.

Qyteti-shteti, i cili ka një popullsi prej 5.7 milion, ka regjistruar 62,617 raste deri më tani.

Shpresa është që t’i lëmë njerëzit “të vazhdojnë me jetën e tyre” duke hequr rregullat e vështira dhe në vend të kësaj të kontrollojnë virusin përmes mjeteve të tjera, të tilla si vaksinimi masiv dhe trajtime më të mira.

“Në vend që të monitorojmë numrat e infeksionit Covid-19 çdo ditë, ne do të përqendrohemi në rezultatet,” shkruan ministrat e Tregtisë, Financave dhe Shëndetësisë në një deklaratë të përbashkët.

Të Fundit