Covid-19/ 52 numri i të shëruarve në Shqipëri.

Ka shkuar në 52 numri i të shëruarve nga koronavirusi në vendin tonë. Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu gjatë natës se u shëruan 8 persona të tjerë. “Lajm i mirë. Edhe 8 të shëruar. Deri tani 52 të shëruar nga Covid-19”, – shkruante ministrja.

Fatkeqësisht gjatë mbrëmjes së të hënës ndërroi jetë një tjetër person për shkak të koronavirusit. Një 82-vjeçare humbi jetën pasi vuante edhe nga disa sëmundje. Ajo është viktima e 12-të nga koronavirusi në Shqipëri.

Numri total i të infektuarve ka shkuar në 223. Në Spitalin Infektiv janë 73 persona të shtruar nga të cilët 6 janë në terapi intensive në gjendje më të rëndë. 3 nga këta janë të intubuar me frymëmarrje të drejtuar.

Të Fundit