Covid-19/ 277 të infektuar në vendin tonë, 8 prej tyre janë fëmijë.

Është rritur numri i fëmijëve të infektuar me koronavirus në Shqipëri. Ministria e Shëndetësisë raporton se nga 277 të infektuar në vendin tonë, 8 prej tyre janë fëmijë, ndërsa nuk dihet gjendja e tyre shëndetësore.

Ndërkohë, vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar pozitiv me virusin vdekjeprurës 18 raste të reja.

 Nga ana tjetër, një tjetër i prekur me COVID-19 ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm, duke e çuar në 16 numrin total të viktimave.

Të Fundit