“Ç’na duhen aeroportet kur nuk kemi çfarë të hamë?!”, Rama përgjigjet nga Kukësi: Janë fabrika buke – Stop
Aktualitet, Të Gjitha

“Ç’na duhen aeroportet kur nuk kemi çfarë të hamë?!”, Rama përgjigjet nga Kukësi: Janë fabrika buke

Kryeministri Edi Rama nga qyteti i Kukësit ku prezanton sot kandidatët për deputetë të PS-së për këtë qark, deklaroi se aeroportet janë fabrika buke.

Duke iu përgjigjur skeptikëve, kreu i qeverisë theksoi se shqiptarët nuk kanë vdekur për bukë, por aeroportet shërbejnë si qendra zhvillimi ekonomik.

“Qëllimi nuk është thjesht të fitojmë ndeshjen. Fitorja e një ndeshje elektorale është një mjet, për të ndryshuar më tej jetën e njerëzve. Kemi folur gjatë me Petritin për Tropojën, për punën që është bërë. Më vjen mirë që edhe Gerta është përfshirë në këtë skuadër, si një shembull domethënës i faktit që dashuria për vendlindjen, ambicia për të ndikuar për jetën e komunitetit, për plotësimin e nevojave të jetës së përditshme. Trungu flet vetë për prejardhjen, për kontributet. Gerta si individ është person ambicioz, gruaja me kurajo dhe energji. Ka një element tjetër që në përzgjedhjen e saj, që hodhi hapin për t’u ofruar si pjesë e skuadrës, ka luajtur rol edhe vlerësimi i eksperiencës së saj në biznes, si menaxhere. E ardhmja e Kukësit është turizmi, dhe me aeroportin që do të çelë dyert së shpejti. Faktikisht kemi caktuar edhe një datë për të ulur avionin e parë këtu në Kukës dhe për të sjellë ata që e kam premtuar qysh në krye të herës, që më kanë sharë dhe më kanë përqeshur më shumë nga Londra. Shumëkush kuturisët të thotë ç’na duhen ne aeroportet, ç’na duhen ne portet ne duam bukë. Me aeroportin që do çelë dyert së shpejti, kemi caktuar edhe një datë për të ulur avionin e parë në Kukës.Kuturistët thonë; ç’na duhen ne aeroportet, ne duam bukë. Por s’ka vdekur kush për bukë në Shqipëri, që nga koha e Skënderbeut. Aeroportet janë fabrika buke, në sensin që sjellin konsumatorë pa fund dhe krijojnë kushte për të pasur mundësi ofertash të të gjitha natyrave për ta. Është fakt i njohur që një aeroport e ka kthimin e investimit në ekonomi 1 euro të shpenzuar dhe 23 të fituar. Aeroportet sjellin investimet.”, -tha ai.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *