Çmimi i naftës arrin nivelet më të larta ndër vite

Çmimet e naftës u rritën në nivelet më të larta shumëvjeçare pasi prodhuesit e OPEC + u përplasën rreth planeve për të rritur furnizimin për të përmbushur rritjen e kërkesës globale.

Nafta e papërpunuar Brent arriti një çmimin më të lartë prej 77.84 Dollarë, një nivel që nuk është parë që nga Tetori 2018.

OPEC+ përfundoi bisedimet pa një marrëveshje për të rritur prodhimin përballë rritjes së kërkesës globale. Emiratet e Bashkuara Arabe ranë dakord të ecin së bashku me rritjen e prodhimit por refuzuan një propozim të veçantë për të zgjatur kufirin deri në fund të 2022.

Ende nuk është caktuar një datë për rinisjen e bisedimeve, por ministri irakian për naftën Ihsan Abdul Jabbar tha se shpresonte që brenda 10 ditësh të caktohej një datë për një takim të ri të OPEC+.

Nafta e papërpunuar US Texas Intermediate (WTI) u rrit me 75 cent, ose 1%, në 76,91 Dollarë, më e larta që nga Nëntori 2014. Në tregjet e aksioneve të Evropës, sektori i naftës u rritu deri në 0,5%.

Ndërkaq Dollari kanadez dhe Rubla e Rusisë u rritën të gjitha. Dollari australian dhe ai i Zelandës së Re u rritën gjithashtu. Analistët paralajmëruan se pasiguria për furnizimin e ardhshëm do të shtojnë presionet dhe mund të dëmtojnë rimëkëmbjen e ekonomisë globale. Administrata Biden i ka kërkuar grupit të marrë veprime të përbashkëta. Shtëpia e Bardhë po monitoron nga afër negociatat e OPEC+ dhe ndikimin e tyre në rimëkëmbjen ekonomike globale./Klan News

Të Fundit