“Çmimet e shportës”, Rama: Kush luan me çmimin, i konfiskohet malli

Kryeministri Edi Rama tha se do të ngrihet një tjetër bord për administrimin e çmimit të shportës ku nuk do të lejohen abuzimet me çmimet.

Gjatë takimit me furnizuesit e ushqimeve, Rama tha se çdo biznes nuk respekton rregullat që do të caktohen nga bordi do i konfiskohet i gjithë malli.

“Bord për çmimin e shportës, do të bëhet nga përfaqësues të qeverisë dhe të bizneseve furnizuese. Çmimet e ushqimeve do të vendosen aty dhe askush nuk do të tolerohet që të abuzojë me to. Nëse kjo ndodh do të konfiskohet prodhimi i tyre. Kjo do të ndodhë me ligj përmes një akti normativ. Kush do të lozë me çmimet jashtë asaj që vendoset do të humbasë mallin. Sigurisht që do të keni dhe ju fitimin tuaj, por jo si e keni pasur pasi nuk ka sens në një kohë krize”,-tha Rama.

Të Fundit