Burrat “fshihen” në banjo 7 orë në vit, që të gjejnë pak qetësi: shkaku është vetëm një – gratë – Stop
Bota, Të Gjitha

Burrat “fshihen” në banjo 7 orë në vit, që të gjejnë pak qetësi: shkaku është vetëm një – gratë

Ka burra që “humbin” sapo kalojnë pragun e banjës, sapo hyjnë dhe ulen do t’i shihni të rishfaqen shumë më vonë. Është klasike. Në atë pikë gjithmonë vjen në mendje pyetja e zakonshme, e njëjta që shumë gra të tjera i bëjnë vetes: Pse rrinë kaq shumë në banjo?

Një studim i fundit zbuloi se burrat shpenzojnë gjithsej shtatë orë në vit duke u “fshehur” në banjo për pak “paqe dhe qetësi”.

Studiuesit anketuan 1000 burra dhe zbuluan se shmangia e partnerëve, shmangia e fëmijëve, shmangia e detyrave të përditshme dhe mundësia për të parë celularin e tyre të pashqetësuar janë arsyet kryesore për këtë sjellje.

Studimi zbuloi gjithashtu se shqetësimet me shumë gjasa shkaktohen nga partneret e meshkujve, e më pas nga fëmijët që mbajnë vendin e dytë.

Disa burra madje shkuan aq larg me këtë çështje sa të deklaronin se nëse nuk mund ta bënin këtë “arratisje” herë pas here në banjo, nuk do dinin si do i kishin menaxhuar gjërat.

Pra nëse burri juaj mbyllet në banjo më shumë se çfarë nevojitet, filloni bëni disa pyetje vetes.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *