Burokracia shteterore/ prej nje viti nuk mbyll dot biznesin e tij! – Stop – 22 Tetor 2020

Ernest Mata, tregon në “Stop”, se ka mbi një vit, që kërkon të cregjistrojë biznesin e tij ushqimor. Ai thotë, se i ka shlyer të gjitha detyrimet, por biznesi nuk i mbyllet nga Drejtoria Rajonale e Tatimeve Tiranë.Ernesti thotë, se e ka bërë rrugën Tatime-QKB, disa herë përgjatë një viti, por sërish asnjë rezultat. Nëpërmjet kmfsh-së së “Stop”, vetë qytetari i drejtohet Drejtorisë Rajonale të Tatimeve Tiranë.Inspektorja e zonës e drejton për tek sekretari i Drejtorit, mirëpo drejtori ende s’e ka firmosur dhe për të disatën herë, Ernestit i kërkojnë të kthehet pas disa ditësh.

Të Fundit