Bora Muzhaqi në stadium: Sot fiton Shqipëria

Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi, ka qenë ndër të parat që është akomoduar në stadiumin “Air Albania”. Ajo nuk ka nguruar të ndajë edhe disa foto në rrjetet sociale, duke treguar se mezi po pret që të shohë finalen mes Romës dhe Feyenoord.

Muzhaqi ka deklaruar se pavarësisht rezultatit, sot Shqipëria fiton.

“Jeni gati për finalen e Conference League? Sot mu kujtua ndeshja e parë që u luajt për inaugurimin e stadiumit “Air Albania”, në nëntor të 2019-s, kur si zakonisht isha aty për të mbështetur djemtë e kombëtares. Ndonëse në atë ndeshje humbëm, sot pavarësisht rezultatit, Shqipëria fiton.

Është kënaqësi e veçantë të kesh në qytetin tënd një stadium me standarde evropiane, ku tifozët sot vijnë për ndeshjen, ama nesër do të vijnë për Shqipërinë! ”, ka shkruar ministrja krahas fotos në “Facebook”.

Të Fundit