Bllokoi llogaritë e një biznesi, arrestohet vëllai i ish-deputetit në Tiranë – Stop
Lajme, Të Gjitha

Bllokoi llogaritë e një biznesi, arrestohet vëllai i ish-deputetit në Tiranë

Është arrestuar nga policia përmbaruesin Fatos Alimadhi, i cili është vëllai i ish-deputetit Adriatik Alimadhi, kryetar i partisë Ballit Kombëtar. Alimadhi akuzohet për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Burime për ABC bëjnë të ditur se një shtetas ka marrë kredi në emër të një subjekti, dhe pas disa kohësh ka ndërruar jetë. Në momentin që ndërron jetë personi në fjalë kredinë supozohet ta mbulojë siguracioni i jetës, por ky përmbaruesi i bllokonte llogaritë familjarëve të të ndjerit, madje pa i lajmëruar.

Gjithashtu, në kuadër të këtij operacioni, u proceduan penalisht në gjendje të lirë S. D., dhe P. Q., me detyrë përmbarues privat, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Njoftimi:

Tiranë – Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Account”.

Operacioni, i zhvilluar nga Sektori për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë.

Vihet në pranga 1 shtetas, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Procedohen penalisht 2 të tjerë.

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Account”, si rezultat i të cilit u bë ndalimi i shtetasit:

– F. A., 54 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasi F. A., gjatë ushtrimit të funksionit si përmbarues privat, duke shpërdoruar detyrën, ka firmosur shkresa dhe vendime për sekuestro për bllokimin e llogarive rrjedhëse të një subjekti privat, pa e njoftuar këtë subjekt.

Gjithashtu, në kuadër të këtij operacioni, u proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasit S. D., dhe P. Q., me detyrë përmbarues privat, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *