Bleu 30 milionë lekë shtëpinë, ja çfarë zbuloi te Hipoteka – Stop
KLIPET

Bleu 30 milionë lekë shtëpinë, ja çfarë zbuloi te Hipoteka

Iglentian Beti, një qytetar nga Vlora, tregon, se bashkëshortja e tij ka blerë një apartament 72 metra katrorë në këtë qytet tek “Cilotaj Grup”. Në vitin 2016 bëhet akt marrëveshja dhe paguhet shuma prej 30 milion lekësh. Në 2018-ën bëhet kontrata e shitblerjes dhe në datën 30 maj 2018 qytetari aplikon në hipotekë, për t’u pajisur me certifikatë pronësie. Pas aplikimit i vjen një përgjigje nga kadastra e Vlorës, se nuk mund të pajiset me certifikatë, pasi pasuria është sekuestruar me vendim gjykate në datën 31 maj 2018. Pra një ditë pas aplikimit, ka dalë urdhri. Zoti Beti i drejtohet prokurorisë dhe më tej gjykatës, pasi merr informacion, se në urdhrin e sekuestros preventive, nuk saktësohej pasuria e tij. Por kërkesa u rrëzua nga gjykata e rrethit gjyqsor Fier dhe ajo e Apelit Vlorë. Juristi i Kadastrës Vlorë, Andi Haxhiaj, thotë, se pa një urdhër nga prokuroria, nuk mund ta lirojë apartamentin. Por gjykata e Vlorës dhe ajo e Fierit, përkatësisht gjyqtarët Olkeda Lice dhe Ilkeda Bezati, duhet të kishin marrë për bazë akt marrëveshjen e bërë në datën 4 korrik 2016 midis “Cilotaj Group” dhe shtetases Almida Nikolla, për apartamentin prej 72m2 në qytetin e Vlorës dhe gjithashtu të konsideronin edhe kontratën e shitblerjes të 2018-ës.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *