Blendi Gonxhe: Në rrugë do ketë kamera inteligjente

“Numri i aksidenteve është ulur me 14% karahasuar me një vit më parë”

Së shpejti në disa nga akset kryesor të Tiranës do të ketë kamera inteligjente të cilat do të tregojnë të dhëna te detajuara për shoferët të cilët shkelin rregullat e qarkullimit rrugorë.

Kjo gjë u tha nga Drejtori i përgjithshëm i transportit rrugore të Shqipërisë Blendi Gonxhe, gjatë një interviste me moderatoren Anjola Hamzaj.

Gonxhe tha se dy vitet e fundit policia ka bërë një punë shumë të mirë dhe se pajisjet teknologjike do të ulin numrin e policëve në rrugë. Akset rrugore ku janë vendosur kamerat janë përcaktuar në bashkëpunim me ARRSH.

Blendi Gonxhe: Programet e reja që duhet të jenë të monitorimit dhe të mbikëqyrjes së rrugëve në bashkëpunim me ARRSH-në, që do jenë me kamera që do bëjnë të ketë më pak policë prezentë janë përcaktuar akset më problematike rrugore që do të jenë më duket rreth 200 kilometra, të cilat do të jenë kryesisht në zonën qendrore dhe të lëvizjeve më të shumta, më të shpeshta dhe më të dendura të trafikut në rrugët tona. Ne u ulëm që të ndihmojmë policinë dhe të ndihmojmë dhe qytetarët që do e kenë gjobën në zarf, në shtëpi, në postë.

Goxhen theksoi se ka pasur ndryshime ligjore edhe për çështjen e mesimdhenies në mënyre qe te kemi shofer sa më të trajnuar.

Blendi Gonxhe: Ne kemi bërë sivjet ndërhyrje të guximshme të cilat do të rregullojnë ndjeshëm cilësinë e mësimdhënies, cilësinë e shkollimit si dhe standardet e marrjes së mësimit në ato autoshkolla, që ato të jenë të njëjta, të jenë të njësuara në të gjithë territorin e vendit, të jenë dinamike në rastet e trafikut. Do të ketë deri një ndërhyrje në nivele të teknologjisë didaktike më bashkëkohore.

Drejtori i përgjithshëm i transportit rrugore të Shqipërisë bëri me dije se janë ulur numri i aksidenteve krahasuar me një vit më parë me 14%. Po ashtu numri i viktimave është ulur me 19%. Gonxhe tha se, kemi 10% më pak qytetarë të lënduar nga aksidente rrugore.

Klan News

Të Fundit