Bilisht/Disa javë më parë u konfliktua me policinë, 27-vjeçares i djegin sërish makinën – Stop
Aktualitet, Lajme, Të Gjitha

Bilisht/Disa javë më parë u konfliktua me policinë, 27-vjeçares i djegin sërish makinën

Një makinë është djegur në orët e para të mëngjesit të së dielës në Bilisht.

Sipas “Tv Klan”, makina ndodhet në pronësi të 27-vjeçares Deizi Arapit.

Mësohet se si pasojë e flakëve makina është djegur plotësisht, ndërsa në vendngjarje ka shkuar policia, e cila po heton për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Vetëm disa ditë javë më parë, pronarja e makinës u arrestua pas konfliktit me disa punonjës të policisë.

Kjo është hera e dytë që Arapit  i digjet makina, pasi mjeti i parë iu dogj më 31 tetor 2018. Ende nuk dihet nëse mjeti është djegur qëllimisht apo aksidentalisht.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *