Berisha:Kongresi i PS,si kongres i Cosa Nostra. Rama tha se më do patjetër në burg

Ish-kryeministri Sali Berisha ka dalë në një konferencë për mediat nga selia blu këtë të premte.

Gjatë fjalës së tij Berisha u ndal te Kongresi i Partisë Socialiste, për të cilin tha se ishte si kongres i Cosa Nostra.

Më tej Berisha nënvizoi se retorika e Ramës gjatë Kongresit të PS ndaj SPAK ishte se “e dua në burg Berishen dhe ne djall opoziten”.

“Përveç kësaj, Kongresi ishte si një Kongres i Cosa Nostra-s, aty nuk u caktuan killer që do lanin hesapet me kundërshtarët e klanit qeveritar, aty u përzgjodh SKAP-i, ata të cilët kanë pasur ndonjë vërejtje e dyshim se po abuzohej duke e quajtur SPAK-un si SPAK i partisë, u gjetën të zhgënjyer në mënyrë të përsëritur Edi Rama, kreu i organizatës u deklaroi shqiptarëve se SPAK është vepër e PS, është fëmija i saj, është pjellë e saj e këtë ta di Shqipëria e bota. Në diktaturë ju nuk keni jetuar por institucionet quheshin si Prokuroria, gjykatat, policia, ushtria etj, armë të partisë. Ekzakt kjo që ju them, armë në duart e diktaturës. Këtë herë flitet për armë të PS, apo të narkoshtetit.

Edi Rama, kreu i organizatës, u deklaroi se SPAK është vepër e PS. Është fëmija i saj, pjellë e saj dhe këtë ta dijë Shqipëria dhe bota. Në diktaturë institucionet quheshin si “armë” të partisë dhe diktaturës së proletariatit. Kreu i organizatës kriminale ngarkoi me detyrë “skap”-in e partisë. U tha se e do patjetër në burg Sali Berishën dhe në djall opozitën. Kuvende të tilla edhe Partia e Punës ka zhvilluar në 1948, 1956 dhe në vitet 1970, por kaq të paskrupullt jo, përpiqej të maskonte diçka”-tha Berisha.

Të Fundit