Berisha zotohet para të rinjëve demokratë: Ne do të krijojmë opozitën e vërtetë

Ish-kryeministri Sali Berisha është takuar ditën e sotme me anëtarët e FRPD në Tiranë, nga ku kritikoi vendimin e kryedemokratit Lulzim Basha për shpalljen e zgjedhjeve në këtë forum.

I vendosur për të larguar Bashën nga drejtimi i PD, Berisha bëri thirrje të gjithëve anëtarëve të PD dhe FRPD që të bashkohen dhe të krijojnë opozitën e “vërtetë” për të rrëzuar qeverinë “Rama”.

“Kjo është foltorja më e rëndësishme, më vendimtarja, në përpjekje për një rindërtim të plotë të PD, për shndërrimin e saj në një opozitë të vërtetë opozita. Dhe ju garantoj se besimin tim e kam të bazuar sepse e di që ju jeni të rinjtë e idealeve më të pastra të shoqërisë shqiptare. Unë e di se guximi juaj është më i madhi, më i pakufishëm se i gjithë të tjerëve. Ndaj besoj se kjo “Foltore” do të jetë një shtytje e madhe për mbarë shoqërinë dhe në radhë të parë për PD, e cila ndodhet në këto momente në një moment kritik. Kam bindjen se së bashku do të krijojmë me shpejtësi opozitën e vërtetë shqiptare dhe njëlloj si 30 vite më parë nënat dhe baballarët tuaj përmbysën diktaturën komuniste, ne do të përmbysim narkoshtetin”, -tha Berisha.

Të Fundit