Berisha: Yuri Kim kurrë nuk do shkelë dot në zyrën time…

Ish-Kryeministri Berisha nga “Foltorja” me gratë demokrate i është përgjigjur Ambasadores Amerikane Yuri Kim, lidhur mde deklaratën e saj të para disa ditëve se ajo nuk do të bashkëpunojë me Berishën.

Ai tha se gjithashtu ajo nuk do mundet të trokasë në derën e tij, pa ju kërkuar falje demokratëve.

“Në një dalje televizive zonja Ambasadore u shpreh se po fitoi Berisha, ajo nuk  nuk do trokasë në derë. E nderuar zonjë, dera e Sali Berishës si kryetar PD-je, si kryeministër apo në çdo pozicion, do të jetë gjithmonë e hapur për Ambasadorin e SHBA. Me të vetmin kusht , në rast se ajo do të quhet Yuri Kim kurrë nuk do shkelë dot në zyrën time, pa ju kërkuar ju të falur. Nuk jemi ne , gratë dhe burrat e barit”, tha Berisha.

Të Fundit