Berisha shtyu Alibeajn në Kuvend, Kim: Veprime të tilla i përkasin të shkuarës

Ambasadorja e SHBA në vendin tonë, Yuri Kim ka reaguar pas incidentit në Foltoren e Kuvendit, ku ish-kryeministri Sali Berisha ka shtyu Enkelejd Alibeajn duke mos e lejuar të fliste.

Nëpër,mjet një postimi në rrjetet sociale, Kim shkruan se ditët rrahjes ose largimit të të tjerëve nga podiumet i përkasin së shkuarës.

“Ditët e sulmit ndaj ndërtesave, rrahjes ose largimit të të tjerëve nga podiumet, kërcënimit të atyre që thonë me të drejtë “jo!”, akuzimit të të tjerëve për veprat e këqija që ka bërë, shtrembërimit të shtetit të së drejtës, llogaritjes së mosndëshkimit – ato ditë i përkasin një të shkuare që duhet. të mos përsëritet”, shkruan Kim.

Të Fundit