Berisha: Rama shkoi në Obot, kopjoi udhëtimin tim

Kreu i PD-së, Sali Berisha ka deklaruar sot në mbledhjen e Grupit Parlamentar se kryeministri Rama nuk shkoi në Shkodër por deri në Obot duke kopuar një pjesë të segmentit të udhëtimt të tij.

Po ashtu, Berisha gjatë fjalës së tij,  akuzoi Ramën se po bën gjithçka që të mos dëmshpërblejë qytetarët e prekur nga përmbytjet.

“Nuk shkoi dot në Shkodër, shkoi në Obot, kopjoi një pjesë të segmentit të udhëtimt tim. Bën gjithçka që të mos dëmshpërblejë por këtu do i sjellim të gjithë ne ata. O do shpërblejë qindarkë për qindrarkë. E përgëzoj z.Spahia që i denoncoi. Nuk shkonte në Shkodër shkonte në Sukth për të justifikuar Sakon. Në kulmin e përmbytjes Sako kishte organizuar ballo për kryeministrin te Kodra e Kuajve. E përgëzoj qytetarin që i tha “ne s’kemi përmbytje, shko në Shkodër”. Përfundoi në spital ai, ky i bërtiste qytetarit “burg, burg”.”-tha Berisha.

Të Fundit