Berisha për dorëheqjen e Bashës:”Bashizmi”u arkivua bashkë me të. Ekziston një PD

Në një deklartë për mediat para dyerve të parlamentit ish-kryeministri Sali Berisha komentoi edhe dorëheqjen e Lulzim Bashës si kryetar i Partisë Demokratike.

Në fjalën e tij Berisha tha se ‘bashizmi’ ishte doktrinë e dhunimit të statutit, institucioneve dhe parimeve të partisë.

Më tej ish-kryeministri theksoi se askush nuk duhet të mendojë se ekzistojnë dy Parti Demokratike, ekziston vetëm një Parti Demokratike.

“Sikurdër ftoj miqtë e mi të mos harrojnë bashizmi ishte doktrinë e dhunimit të statutit, institucioneve, parimeve të partisë. Ai u arkivua së bashku me dorëheqjen e Lulzim Bashës. Askush nuk mund të mendojë të paraqesë sikur ekzistojnë dy parti demokratike. Ekziston 1 dhe vetëm 1 PD. Unë po takoj dhe një proces i mrekullueshëm po ndodh në bazë. Po takoj njëri pas tjetri kryetarët që deri dje, madje dhe radhën e fundit kanë qenë në takimin që patën me Bashën, por që janë haptas të qartë, se bashkimi, se 6 Marsi ka vetëm një mesazh, bashkimin dhe se ia kanë thënë të qartë Bashës e anëtarësia dhe të gjithë janë me 6 Marsin. Në grupin parlamentar janë të gjithë anëtarët. ”-tha Berisha.

Të Fundit