Berisha për ambasadoren Yuri Kim: Ka arrogancë të tepruar! S’kam interes ta takoj, do të shihemi në gjyq

Ish-kryeministri Sali Berisha ka qenë i ashpër me deklaratat e bëra nga ambasadorja Yuri Kim ku më herët përdori sloganin e famshëm propagandistik të kohës së Komunizmit që demokratët të “mos hajnë bar”, për të nënkuptuar nevojën e shkëputjes së Partisë Demokratike në opozitë nga interesat e ish-kryeministrit Sali Berisha.

Berisha tha se ndonëse ai i kërkoi ambasadores që t’u kërkonte falje shqiptarëve ajo nuk e bëri pasi ka “arrogancë të tepëruar”.

“E konsideroj më të rëndësishmen. Përgjigja që unë i dhashë asaj për barin. Mund ta plotësoj. Zonja e cila vjen nga vendi i madh i Lirisë dhe përfaqëson vendin e lirisë përdori citatet e Enver Hoxhës për të fyer shqiptarët, përdori barin. Atyre që u kujtohet Enver Hoxha u thoshte shqiptarëve që barr do hamë dhe amerikënve nuk do ti nënshtrohemi. Që një diplomate përfaqesuese e vendi që kontribuoi të përmbyste komunizmin, të citojë Enver Hoxhën ajo o ka qenë anëtare e grupeve leniste dhe ka studiuar Enver Hoxhën ose pastaj është keq këshilluar.

Por ndaj kësaj deklarate unë i kam kërkuar asaj që tu kërkojë ndjesë shqiptarëve për nëj fyerje të tillë. Përndryshe jashtë normave të mija i kam sugjeruar ta mbajë barin për vete. Këto i kam deklaruar në atë kohë. Ky insert i cili kishte marrë një përgjigje në dhjetor, në konferencë shtypi i kam kërkuar ti kërkojë ndjesë publike shqiptarëve. Nuk e bëri se arroganca nuk është virtyt dhe kur bën një fyrje kolektive njeriu edhe ndaj një fyerje individuale duhet të kërkojë ndjesë, po ndaj një fyrje kolektive vetëm një arrogancë e papërmbajtur të pengon të kërkosh ndjesë. Nuk e kam armike”, tha ish-kryeministri.

I prerë ish-kryeministri tha se nuk ka kërkuar asnjë takim me ambasadoren dhe nuk ka asnjë interes ta takojë atë pasi sipas tij do të “shihen në gjyq”.

“Absolutisht skam kërkuar dhe skam ndërmend të kërkoj ta takoj se nuk më shtyn asgjë nuk kam asnjë interes. Do shihemi në Gjyq. Ska rëndësi, ky është problemi po i the tjetrit do shihemi në sallë të gjyqit të tjerat mbyllen”, shtoi ai.

Të Fundit