Berisha: Nuk kam frikë nga SPAK, kam kodin tim të pathyeshëm

Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur para gazetarëve në hyrje të Kuvendit duke bërë thirrje që të investigojnë për Lulzim Bashën dhe ato që ai i quajti “dosjet përvëluese”.

“Kam deklaruar me kohë që është peng i Ramës por ju merruni me këtë. Nuk thash s’ka vizë amerikane, është thjeshtë viza tjetër, dosja, përvëluese, pse nuk investigoni? Faktet prokuroria i disponon të gjitha, por të enjten pas “Opinion” ku Rama desh ia mbath, i tromaksuar kur i doli në led çështja e inceneratorëve, pas këtij emisioni deklaroi se atij i kam mbyllur dosjen ruse, pra ajo që unë e mohoja që është ruse në atë kohë, sipas Ramës ka qenë ruse, është shumë thjeshtë e hetueshme”, tha ai.

Më tej ai shtoi se Basha ka një serë procesesh me drejtësinë.

“Tani që Basha ka dhënë dorëheqjen, ka një sërë procesesh, me FBI, drejtësinë belge në mos ndërhynë dhe ndonjë drejtësi tjetër, por afera është ndërkombëtare”.

I pyetur nëse do t’i bëjë thirrje SPAK për të hetuar Bashën, ai u përgjigj me ironi: Po bën shaka apo me vërtetë po tua? A nuk e mbylli dosjen SPAK? Rama e mbylli dosjen, ai tha se SPAK është krijese e PS.

 

“Mund t’ju them me përgjegjësi të plotë se ditën e enjte, pas emisionit Opinion, ku Edi Rama desh ia mbathi si i tromaksur si asnjëherë kur i doli në LED çështja e inceneratorëve. U ngrit. Pas këtij emisioni ai deklaroi se atij unë i kam mbyllur dosjen ruse. Ajo që në atë kohë unë e mohoja se është ruse, ajo, sipas Edi Ramës dhe sipas disa të dhënave të tjera, ka qenë ruse. është shumë thjeshtë e investigueshme, shumë thjeshtë e hetueshme. Merrni listën në Prokurori të sponsorëve të tij në SHBA dhe nëse del një prej tyre që thotë se unë i kam dhënë paratë Nick Muzinit. Asnjë”.

 

Pyetje: E keni cilësuar zotin Basha peng dhe për shkak të dosjeve nuk largohet. Po tani që ka dhënë dorëheqjen?

Sali Berisha: Tani që ka dhënë dorëheqjen ai është anëtar i grupit parlamentar. Ka një seri procesesh, ia ka krijuar vetes. Ka procesin me FBI, me drejtësinë belge, në mos ndërhyjë edhe ndonjë drejtësi tjetër pastaj.

Pyetje: Cilat?

Sali Berisha: Nuk e di. Por, afera është ndërkombëtare.

Pyetje: Për këto akuza keni një thirrje për SPAK për të hetuar zotin Basha?

Sali Berisha: Po bëni shaka? A nuk e mbylli dosjen SPAK-u? Edi Rama mbylli dosjen. A nuk tha Edi Rama që SPAK-u është i partisë. SPAK-u, tha, është krijesë e PS. Ata mbyllin dosjet, unë të kërkoj sërish të hapin dosjet, sa qëndron kjo?

Pyetje: I druheni thirrjes së PS për SPAK-un?

Sali Berisha: Absolutisht! Asnjë gjëje mbi tokë nuk i druhem. Sepse unë kam kodin tim të pathyeshëm.

 

Të Fundit