Berisha ‘non grata’, ministrja e Drejtësisë: DASH ka patur arsye

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj, ka folur ditën e sotme për vendimin e Sekretarit Amerikan të Shtetit, Antony Blinken për të shpallur non grata ish-kryeministrin Sali Berisha.

Teksa e konsideroi një vendim goxha të rëndë, Gjonaj tha se DASH e ka mërrë vendimin pas një procesi të gjatë e të thelluar.

“Ju thash që për sa kohë që DASH ka ndjekur një proces të gjatë e të thellë për të dalë në një vendim të tillë, që është një vendim goxha i rëndë besoj që kanë patur arsyet e tyre për ta nxjerrë këtë e për ta bërë publike. Por ajo ç’ka është shumë e rëndësishme, dhe besoj që nuk kanë interes komentet aq sa ka interes qasja e partisë e cila mbështet ose jo raste të tilla, nëse i referohem korrekt fjalimit të kryeministrit në kongres, e tha qartësisht që partia nuk do të shërbejë për asnjë deputet asnjë ministër apo anëtar partie, nëse do të ketë probleme me ligjin, korrupsionin apo problem paligjshmërie. Ndërsa fatkeqësisht nga ana e PD, pamë një qasje tërësisht ndryshe duke e marrë në mbrojtje z.Berisha. Dhe unë besoj që nuk është normale të kemi dy standarde. Kur në momentin që SHBA na mbështesin ne, ne themi që ata janë më të mirët, dhe kur japin një vendim të tillë, themi që ‘jo ky nuk është një vendim i drejtë’. Besoj se ky është komenti im në këtë gjë”, tha Gjonaj.

Të Fundit