Berisha njofton mbylljen e protestës: Do vijojmë në forma edhe më të fuqishme

Ish-kryeministri, Sali Berisha njoftoi mbylljen e protestës së ditës sotme.  Ai iu kërkoi mbështetësve të tij të shpërndahen ndërsa theksoi se do vijojnë protestat në forma edhe më të fuqishme.

“Kjo protestë iu faktoi shqiptareve fytyrën e vërtetë të regjimit të sotëm. Ju faktoi në mënyrë përfundimtare se Edi Rama mban peng Lul Bravën dhe së bashku me të, me dhunë dhe terror, shtëpinë e PD-së. Ky përbën një akt të pashembullt në 30 vite. Përpjekjet për të shkuar në shtëpinë e lirisë, do të vazhdojnë deri në arritjen e qëllimit. Sot ne do të shpërndahemi. Do të kujdesemi që vëllezërit tanë dhe motrat e arrestuara. pasi janë vërsulur si bisha ndaj tyre për të mbushur komisariatet. Do të kujdesemi për të plagosurit, të cilët janë goditur me çarje koke dhe në forma të tjera. Do njofton shumë shpejt betejë tjetër të cilat nuk do të ndalen kurrë, deri në fitoren tonë”, tha Berisha.

Të Fundit