Berisha kujton komunizmin: Shqiptarët hëngrën mish të kafshëve të ngordhur

Ish-kryeministri Sali Berisha ishte sot në Qytetin Studenti në Tiranë, ku kujtoi ditën e rrëzimit të bustit të diktatorit Envetr Hoxha.

Berisha foli sot në aktivitetin e organizuar për 31-vjetorin e bustit të diktatorit, ku tregoi se në periudhën e komunizmit shqiptarët u detyruan të hanë barishte të egra dhe mish të kafshëve të ngordhura.

“Enver Hoxha, me sistemin e tij, arriti të vendosë një sistem të vërtetë skllavërie në mbarë fshatin shqiptar, ku jetonte 75% e popullsisë. Me qindra mijëra vdekje nga uria kronike ndodhën në ato vite e dekada në Shqipëri, si në asnjë vend tjetër në Evropë. Shqiptarët u detyruan të hanë e të vdesin nga barishte të egra, u detyruan të hanë mish nga kafshët e ngordhura. Kulti i Enver Hoxhës u ngulit në thellësi të qenies shqiptare, edhe përmes izolimit të thellë. Diktatura e izolimit është një nga format më të egra të diktaturës”,-tha Berisha.

Të Fundit