Berisha: Këtu do më keni deri sa të bëj 95 vjeç

Ish-kryeministri, Sali Berisha, po zhvillon “Foltoren” e radhës në Kurbin. Gjatë fjalës së tij, ai ka bërë edhe një parashikim, duke thënë se do të qëndrojë aktiv në politike deri në moshën 95-vjeçare.

Ai kujtoi premtimin që iu kishte bërë socialisteve se do të ishte në politikë përballë tyre deri në moshën 85-vjeçare, por sot tha se tashmë ky premtim është ndryshuar dhe se do të jetë deri 95 vjeç.

“Siç e dini ua kisha thënë atyre të Partisë Socialiste se këtu do të më keni deri sa të bëhem 85 vjeç. Para burrave dhe grave të Kurbinit, po betohet se nëse i madhi Zot e bën të mundur do jem deri sa të bëhem 95 vjeç. Të përgatiten”, -tha Berisha.

Të Fundit