Berisha i përgjigjet deklaratave të Ramës: E mund edhe i vdekur

Në konferencën për gazetarët ish-kryeministri Sali Berisha, tha se askush nuk e pengon t’i japë përgjigjen e merituar Edi Ramës.

Nisur nga deklaratat e kreut të qeverisë që e cilëson liderin historik të PD të vdekur institucionalisht, Berisha shtoi se mund ta mundë atë edhe i vdekur.

“Asgjë nuk më pengon mua që t’i jap përgjigjen e merituar Edi Ramës. Ai fliste sikur po dilte nga shtëpia e të vdekurve. Unë kundërshtar e kam. Atë e ka kapur një panik i vërtetë. Demokratët do ta mundin. E vërteta është se jo për së gjalli por edhe për së vdekuri unë e mund atë. Ai ka një trashëgimi më negative që mund të ketë njeriu. Ky është me komplekse të mëdha”, u shpreh Berisha.

Të Fundit