Berisha: Fushatë miliona € e financuar nga qeveria e Sorosi kundër kandidimit tim

Ish-kryeministri Sali Berisha në konferencën për mediat ka thënë se i ka plotësuar dokumentet dhe do të kandidojë për postin e kryetarit të Parisë Demokratike.

Ai tha se kundër tij ka nisur një fushatë e financuar me miliona euro nga qeveria dhe Sorosi kundër kandidimit të tij.

Dua të denoncoj fushatën e paimagjinueshme të financuar në miliona euro nga qeveri, madje dhe nga Soroasi, kundër kandidimit të Sali Berishës. Njeriu e ka shprehur se do kandidojë dhe bëhen emisione a duhet të kandidojë apo jo Sali Berisha. A është kjo antifushatë që shkel çdo rregull. Të gjitha televizionet e vendit këtë kishin pyetje kryesore. E pashoqë. Do të kandidojë dhe i kam plotësuar dokumentet. Do i dorëzojë dhe do t’u drejtohem shqiptarëve në mënyrën më besimplotë se kandidoj si dëshmi e respektit, e pasionit tim për të ndryshuar për mirë jetën e tyre”,-tha Berisha

Të Fundit