Berisha drejt Kuvendit:Ditë e jashtëzakonshme, Basha i pakallur, selia është e PD

Ish-Kryeministri, Sali Berisha po niset drejt stadiumit “Air Albania”, ku do të mbahet Kuvendi i thirrur prej tij.

Poshtë banesës së tij, në një prononcim për gazetarët, Berisha e cilësoi këtë Kuvend si një revolucion paqësor në momentet më kritike të Shqipërisë në kohën e narkoshtetit dhe të asaj që ai e quajti pseudoopozitarizmit.

“E jashtëzakonshme dita, në historinë e demokracisë shqiptare kjo shënon një nga ngjarjet më të mëdha kjo shënon mrekullinë të dytë më të madhe në historinë e lirisë së këtij kombi, triumfi e revolucionit paqësor në momentet më dramatike të vendit të narkoshtetit dhe pseudo-opozitarizmit. Asgjë, siç e shihni nuk pengoi dhe nuk pengon djemtë dhe vajzat, burrat dhe gratë e lirisë për t’u bashkuar sot në rithemelimin e PD dhe të pluralizmit shqiptar. Mesazh më i bukur, më i madh, më i fuqishëm që i dërgojnë sot shqiptarëve në mbarë vendin, jashtë dhe në diasporë. Iu dërgojnë mesazh miqve tanë. Besoj se ai është prej kohësh (Basha) një i pakallur, por Kuvendi merr vendimet e veta. Mesazhet janë histori turpi dhe morën përgjigjen më të shkëlqyer nga demokratët dhe nga më të mirët e shqiptarëve, Mirupafshim!
Ata që s’kanë mend nuk i bind dot. Basha është i ftuar në Kuvend. Selia është e PD-së.”, tha Berisha.

Të Fundit