Berisha dhe Basha mbledhje në selinë e PD, në zyra të ndara

Ish-kryeministri Sali Berisha dhe Komisioni i Rithemelimit të Partisë Demokratike kanë mbërritur në selinë blu ku pritet të zhvillojnë një mbledhje.

Mësohet se një nga dyert e sallave të PD ku do të mblidhet Komiteti i Rithemelimit është hapur me forcë.

Ish-kryeministri Berisha shoqërohej brenda selisë së PD edhe nga mbështetës të tij, të cilët herë pas herë kanë lëshuar edhe thirrje kundër kryetarit aktual të PD, Lulzim Basha.

Kryedemokrati Lulzim Basha gjendet aktualisht në selinë blu, ku është duke zhvilluar një takim me deputetët e PD.

Në fund të mbledhjes, ish-lideri demokrat Sali Berisha pritet të ketë një komunikim për mediat.

Të Fundit