Berisha denoncon gjyqtaren e Apelit: Çështjen “Salianji” do ta bëjmë ndërkombëtare!

Kreu i PD Sali Berisha e ka konsideruar një proces politik dhe jo gjyqësor atë ndaj Ervin Salianjit, duke deklaruar se PD do ta kthejë në një çështje ndërkombëtare.

“Çështjen Salianji PD do e bëjë një çështje ndërkombëtare e nuk do pranojë kurrë që në Shqipëri të rikthehen proceset politike”, tha Berisha.

Ndër të tjera, kreu i PD denoncon gjykatësen e Apelit Edlira Petri, duke e quajtur “Petra Sadushi”, dhe duke kërkuar ndjekje penale për të.

Hakmarrja e mafies shtetërore është e verbër. Sot në orën 14:00 në gjykatën e Apelit gjykatësja ‘Petra Sadushi’ burri i të cilës është i lidhur kokë e këmbë me klanin Xhafa dhe është komisari politik i partisë në drejtësi ka hedhur shortin e caktuar datën e gjykimit. Në vend të tërheqjes së menjëhershme nga procesi, ajo ka marrë përsipër të çojë më tej veprën kriminale të mafies shqiptare. Të dashur qytetarë, reforma ka prodhuar një specie gjykatësish të cilët nuk ngurrojnë të shkruajnë ligjin e jo të bëjnë ligjin në sallat e gjyqit, si ‘Petra Sadushi’. Unë jam sot këtu para jush për tu bërë thirrje gazetarëve të ndjekin këtë proces të turpshëm politik që ka fytyrën e bulën e mafies shtetërore shqiptare. Për t’i bërë thirrje të përndjekurve politikë që u dënuan me gjyqet e diktaturës ta ndjekin këtë proces si dëshmi e rikthimit të proceseve staliniste në Shqipëri nga Rama”.

Të Fundit