Berisha: Bashës dhe Alibeajt nuk ua këshilloj të vijnë në protestë

Në një intervistë për Euronews Albania, kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha thotë se shoqëria shqiptare është e etur për protesta ndaj dhe nuk ka kohë për të humbur.

Sipas tij regjimi i Edi Ramës rrëzohet me protesta, ndaj dhe në shtator e pret një opozite e fuqishme me protesta të vazhdueshme.

Në protestën e 7 korrikut, tha Berisha janë të ftuar të gjithë demokratët me përjashtim të Enkelejd Alibeajt dhe Lulzim Bashës. Për këtë të fundit tha se nuk do t’ia këshillonte të vinte, pasi u kujton demokratëve gjëra që nuk do donin t’i kujtonin.

“Dje kryesia e PD ka vendosur t’u bëjë thirrje të gjithë deputetëve të saj, veç Alibashës, që është i marë peng nga qeveria. Bashës nuk ia këshilloj të vijë në protestë, se u kujtojnë gjëra që s’duhet t’i kujtojnë demokratët”, tha Berisha.

Të Fundit