Berisha: “Ballkani i Hapur” u themelua nga Vuçiç, Basha tradhtoi si pengmarrësi

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka dhënë një deklaratë për media para pak nisjes së protestës të paralajmëruar prej tij.

Para shtëpisë së tij, Berisha është shprehur se kjo proterstë është kundër aleancës triraterale, Beograd-Tiranë dhe Shkup, e cila i kundërvihet sipas tij nismës së Berlinit.

“Sot bashkohen në protestën e tyre të parë më të fuqishme në mbrojtje të interesit të tyre kombëtar të shkelmuar nga regjimi, kreu i meduzës Edvin Rama. Protesta është kundër aleancës triraterale, Beograd me vasalët e tij, Tiranë-Shkup dhe nuk është aspak kundër bashkëpunimit rajonal.

Është kundër kësaj aleance të mishëruar Ballkani i Hapur dhe refuzohet në mënyrë të prerë nga tre vende të tjera të Ballkanit. Kemi të bëjmë me një qëndrim në mbrojtje të interesit kombëtar. Kjo nismë i kundërvihet në mënyrë flagrante nismës së Berlinit e frymëzuar nga Aleksandër Vuçiçiç dhe Edvin Kristaq Rama. Ballkani i Hapur u themelua nga Aleksandër Vuçiç, por nëse ka diçka të rëndë. Simboli kuq e zi është simboli i përhershëm i shqiptarëve”, tha Berisha.

I pyetur nëse po i tregon forcë Bashës, Berisha tha: “Ballkani i Hapur u themelua nga Vuçiç në Novisad. Por nëse ka një gjë të rëndë që Lulzim Basha, tradhtoi njësoj si pengëmarrësi i tij është pesha kombëtare. Më gjeni deklaratat e tij për Ballkanin e Hapur?.Apo nuk egzistojnë”

Të Fundit