Bëri 10 vjet burg e kërkon shtesë pensioni, nuk gjenden dokumentet-Stop-12 Mars 2021

Jemi në Tiranë, pasi ankesa e rradhës na vjen nga zoti Demir Abazi. Ai tregon, se ka qenë ish i dënuar politik për tradhti ndaj atdheut, pasi në në vitin ‘67 është arratisur nga Dibra drejt Maqedonisë. Është kapur dhe është dënuar me 10 vjet burg. 2 vite i ka bërë në Vlorë dhe më pas në Spac, ku ka bërë punë të detyruar si minator. Për shkak të kësaj pune, i janë zbritur ditët e dënimit dhe në total ka bërë 9 vite e 2 muaj, që vërtetohet edhe në arkivë. Meqënëse qeveria ka miratuar një ligj për shtesën e pensionit për të gjithë ata, që kanë qenë minatorë, Demiri ka kërkuar këtë shtesë, por i është kërkuar nga sigurimet një vërtetim nga vendi, ku ka kryer dënimin dhe punën e detyruar, që ka bërë.Në këto kushte i është drejtuar me shkresë Ministrisë së brendshme, Ministrisë së drejtësisë si dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, por nuk ekzistojnë të dhënat.Avokati Spartak Ngjela shpjegon, se e vetmja mënyrë e zgjidhjes, është zhvillimi i një gjyqi, pasi dokumentat dhe të dhënat janë shumë të vështira të gjenden. Është nxjerrë ligji për pagesën e dyfishtë, por punët me pagesë nuk shkruheshin. Ngjela thotë, se qeveria duhet t’ua njohë punën të gjithë ish të burgosurve politikë, pasi në këto burgje askush nuk ka ndenjur pa punuar.

Të Fundit