Belinda Balluku: S’kam frike nga fotot, dal mire mos ma qaj hallin mua

Në komisionet parlamentare kanë ikur sot dritat, ndërsa diskutohej pikërisht për energjinë elektrike. Kreu i OSHEE-së Ardian Cela, tha, se mund të kishte rënë celësi. Në një tjetër komision ishte zëvendësministri i energjisë Ilir Bejtaj, i cili tha, se ata, që kanë vrarë veten, nuk e kanë bërë për mospagesën e energjisë, por për mendjen e kokës. Në raportim ishte dhe ministrja Belinda Balluku, e cila u revoltua dhe debatoi me deputetin demokrat Arbi Agalliu, pasi ky i fundit po e fotografonte në errësirë.

Të Fundit