Begaj pret në Presidencë ambasadoren Yuri Kim: Hap rrugën në zhvillimin e miqësisë

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka zhvilluar takimin e parë me Ambasadoren e SHBA në Shqipëri, Yuri Kim.

Këtë ai e bëri të ditur përmes një postimi në Twitter, ku shkruan se partneriteti SHBA-Shqipëri është më u vlefshmi në forcimin e demokracisë dhe prosperitetit.

Ndër të tjera Begaj shprehet se takimi me Kim hap rrugën për angazhim të mëtejshëm në zhvillimin e miqësisë mes dy vendeve.

“Partneriteti i SHBA dhe Shqipërisë është më i vlefshëm në forcimin e demokracisë dhe prosperitetit. Takimi i parë si President me Yuri Kim hap rrugën drejt angazhimit të mëtejshëm në zhvillimin e miqësisë mes dy vendeve”,-shkruan Begaj në reagimin e tij.

Të Fundit