Befason Maroku në Kupën e Botës, i pret biletën për në shtëpi Spanjës

Maroku ka bërë atë që mund të quhet befasia më e madhe e Botërorit të Katarit deri më tani, duke eliminuar Spanjën në fazën 1/16 dhe duke fluturuar kështu në çerekfinale. 90 minutat u mbyllën 0-0, ndërsa marokenët u treguan më të saktë nga penalltitë.

Të parët që provojnë janë të besuarit e Regragrui me anë të Achraf Hakimi, i cili gjuan bukur nga goditja e dënimit, por pa rezultat.

Në minutën e 25-të iberikët nuk përfitojnë dot pas një gabimi në prapavijën e kundërshtarit, gjithsesi asgjë për t’u shqetësuar pasi sinjalizohet pozicion jashtë loje.

Pak më pas, Asensio tenton të zgjidhë gjithçka vet, gjen vetëm rrjetën e jashtme.Maroku tregoi edhe në fraksionin e dytë që është një kockë e fortë, sulme dhe kundërsulme, me shpejtësinë e duhur dhe një ide të qartë për lojën iu afrua edhe golit të avantazhit.

Shtesa nuk dhuroi asgjë, sakaq portieri i Marokut, Bono i dha kualifikimin ekipit të tij duke kuptuar shumë herë krahun. Gjithçka e thjeshtë për “Gardianin” e Sevillias, i cili i njeh mirë spanjollët.

Të Fundit