“BE do vazhdojë mbështetjen ndaj Shqipërisë”, Soreca: Krimi mjedisor mund të jetë po aq fitimprurës sa trafiku i drogës TPZ

Ambasadori i Shqipërisë në BE, Luigi Soreca, ka treguar gjatë një konferencë se Shqipëria duhet të vazhdojë përpjekjet në krimin e organizuar dhe atë mjedisor, në mënyrë që ta ketë rrugën më të lehtë për në integrimin në Bashkimin Evropian.

Po ashtu ai tha se aksidentet rrugore janë një problem, e shtoi se duhet punuar më shumë në këtë drejtim. Ndër të tjera, Soreca theksoi se ndihma financiare e BE ndaj Shqipërisë nuk do të mungojë.

Në vitin e fundit Shqipëria dhe BE janë angazhuar në një dialog politik shumë të fortë. Janë krijuar bashkëpunime në këto fusha. Kemi krijuar afrimitet në zbatimin e ligjit. Shtetet anëtare të BE, përmes ekipeve të përbashkëta, Europolit dhe zyrave që mbështesin trajnime si dhe projekte të ndryshme. BE do të vazhdojë mbështetjen ndaj Shqipërisë, si dhe përpjekjet që po bëhen për integrimin Evropian. Do të çojmë përpara bashkëpunimin e vendet e BE dhe Europolin. Do të forcohen ekipet e hetimeve të përbashkëta të policisë dhe do të kemi operacione të përbashkëta të suksesshme. Duhet të bëhen përpjekje për të luftuar korrupsionin, sidomos në fushën e pastrimit të parave dhe korrupsionin publik. Jam i lumtur që kemi folur për sigurinë rrugore. Shqipëria ka prezantuar shumë nisma dhe ende kjo problematikë është shqetësim. Kemi pasur numër të lartë aksidente rrugore vitet e fundit. Do të doja të flisja dhe për krimin mjedisor. Nuk mund t’i shtyjmë më tej angazhimet tona. Krimi mjedisor nuk është pa viktima, sepse krijohen dëme ndaj mjedisit.

Krimi mjedisor sjell shumë para dhe është po aq fitimprurës si tregtia e drogës, por është e vështirë për t’u kapur. Shqipëria po përballet në emigracion në rritje. Është i rëndësishëm zbatimi i plotë i legjislacionit. Kjo panoramë e shpejtë e tematikave më të rëndësishme thekson rëndësinë e problematikave të sotme. Nuk është punë e lehtë në këto momente të vështira. Është e rëndësishme për një vizion strategjik, e do të përfundoja duke thënë që do të kemi përgjegjësi të ndarë. Kjo është e rëndësishme në takimin sot, të ndajmë përgjegjësi e të tregojmë që Shqipëria do të ketë rol të rëndësishëm në promovimin e nismave, e kjo do të thotë që do të çojmë përpara integrimin Evropian”, tha Soreca.

Të Fundit