Bashkia e Kukësit rrit taksat në kohë pandemie.

Pavarësisht pandemisë dhe situatës së vështirë ekonomike, Bashkia e Kukësit ka propozuar rritjen e taksave vendore.

Në relacionin drejtuar Këshillit Bashkiak, kryetari Safet Gjici ka propozon rritjen e tarifave vendore për infrastrukturën nga 4% në 6%.

Kjo taksë do të aplikohet për të gjitha ndërtesat me qëllime banimi dhe biznesi.

Vendimi u miratua me unanimitet nga anëtarët e Këshillit Bashkiak.

Një nga taksat me karakter të përkohshëm e përfshirë në draft paketën fiskale të vitit 2021 është dhe taksa për linjat ajrore dhe nëntokësore, që përfshijnë dhe linjat e internetit.

Qarku i Kukësit është zona  e varfër e Shqipërisë dhe me numrin më të lartë të familjeve që përfitojë ndihmë ekonomike.

Të Fundit