Bashkëpunonin me Tiren për të marrë ryshfete, tre infermieret dhe sanitarja shpërthejnë në lot kur gjykata jep vendimin

Gjykata e Tiranës ka dhënë arrest me burg për infermieret dhe sanitaren e arrestuar që kishin ngritur skemën kriminale tek spitali ‘’Shefqet Ndroqi’’.

Gjykata e la këtë afat për shkak se i kërkon Prokurorisë të zbardhë komunikimet e tyre me sanitaren Tire Alldervishi.

Po ashtu Gjykata kërkon nga prokurori i çështjes prova të tjera për veprat penale që akuzohen.

Infermieret Mira Bushi 52 vjeç, Sheqerije Koçi 61 vjeç, Sidorela Çela 28 vjeç si dhe sanitarja Rukije Hoxhaj 57 vjeç, u arrestuan pas hetimeve lidhur me skandalin e Tire Alldervishit.

Në dosje thuhet se Tire Alldervishit i është këqyrur dhe sekuestruar celulari, ku janë zbuluar disa nga bisedat e saj me koleget. Sanitarja Tire Alldervishi u hoq si infermiere dhe i mori vajzës së një pacienteje me koronavirus 8 milionë lekë të vjetra.

Pas këtij skandali të publikuar nga emisionin ”STOP” u zbulua se në Spitalin “Shefqet Ndroqi” kishte një skemë të mirëfilltë zhvatjeje, ku përpos Alldervishit, ishin të përfshira edhe 4 shtetaset e lartpërmendura.

Të Fundit