Basha takon ministrat e vendeve të BE: Integrimi, interesi më i madh

Kryetari i PD, Lulzim Basha, u takua ditën e sotme me ministrat e jashtëm të Austrisë, Çekisë dhe Sllovenisë, ky i fundit, vend që merr dhe presidencen e rradhës së BE me 1 korrik.

Gjatë këtij takimi, Basha i siguroi ministrat se PD do të bëjë gjithçka mundet në kapacitetin e saj për procesin e integrimit, si interesi me i madh kombëtar per vendin dhe per te permiresuar jetën dhe të ardhmen e qytetarëve shqiptarë.

Në qendër të diskutimit të këtij takimi ishin dhe procesi zgjedhor i 25 prillit 2021, ndërkohë që kreu i PD ngriti edhe shqetësimet e opozitës ndërsa u shpreh për tjetërsimin e vullnetit të zgjedhësve.

“Ne keto zgjedhje qeveria perdori te gjithë mekanizmat, që nga administrata dhe fondet publike, tek personat e inkriminuar dhe parate e krimit dhe korrupsionit për të tjetërsuar vullnetin e zgjedhësve. Viktima e kësaj masakre zgjedhore janë fatkeqësisht qytetarët shqiptarë të cilet duan ndryshim dhe nje jete më të mirë për familjet e tyre”, tha Basha.

Kreu i PD nënvizoi gjatë bashkëbisedimit rolin e BE për vendin tonë dhe nevojën për të bashkërenduar forcat për të nxitur përmbushjen e kushteve nga Shqipëria, sidomos ne luftën kundër kimit dhe korrupsionit, ndarjen e politikës nga krimi dhe funksionimin e shtetit të së drejtës. Ai shprehu vullnetin e palëkundur të PD për të vazhduar betejën për ndryshimin për të cilin vendi ka shumë nevojë.

Ministrat nga ana e tyre u u shprehën se BE dhe vendet anëtare do të ndjekin me vëmendje maksimale zhvillimet post-zgjedhore në Shqipëri, do të ketë një vëmendje të veçantë në raportin e OSBE/ODIHR dhe gjithashtu në vendimmarrjet e organeve administrative të zgjedhjeve dhe ato gjyqësore. Një theks të veçantë ato i vendosën procesit të integrimit që do të thotë një vëmendje edhe më të madhe të BE-së ndaj Shqipërisë.

Të Fundit