Basha: “Premtoi para 8 vjetësh kujdes shëndetësor falas, por e nuk bëri“ Ka ardhur koha ta largojmë.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha e ka nisur krejt ndryshe një konferencë për mediat. Në një fjalim që përmendte disa angazhime ndaj qytetarëve, Basha tha në fund se këto ishin premtime të kryeministrit Edi Rama vite më parë. Sipas Bashës, Rama nuk ka mbajtur asnjë premtim deri më tani.

“Rama premtoi para 8 vjetësh kujdes shëndetësor falas për të gjithë, por e nuk bëri dhe shëndetësia është në kolaps. Rama premtoi para 4 vjetësh se do të ulte kostot e jetesës, po kostot e jetesës vetëm rriten. Tani ka filluar të thotë të tjera premtime boshe.

E gjithë kjo do të ishte për të qeshur sikur këto tallje të mos rëndonin mbi xhepat e shqiptarëve dhe të mos i vuanim në kurriz tash 8 vjet.

Ka ardhur koha të ndryshojmë, ka ardhur koha ta largojmë Ramën dhe të punojmë për njerëzit. serioze pune për qytetarët shqiptarë, në të gjitha fushat: ekonomi, arsim, shëndetësi, bujqësi, dhe në të gjitha fushat! Të dashur shqiptarë. Vendi ynë është nën ujë. Sërish. Rrugët janë bllokuar. Sërish. Njerëzit po jetojnë në çadra. Ende. Gra e fëmijë po vuajnë të ftohtin. Katastrofa natyrore kanë ndodhur këto kohë dhe gjithmonë do të ndodhin.”, tha ai.

Të Fundit