Basha për përjashtimet në PD: Dora ime mbetet e shtrirë për t’i rikthyer

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në takimin e tij me mbështetësit e tij demokrat në Kurbin ka folur edhe për anëtarët e përjashtuar.

Basha u shpreh se është dora e tij mbetet e shtrirë për rikthimin e tyre në PD, ndërsa tha se distancomi nga dhuna është kushti i vetëm që ai ka.

“Vija e kuqe është dhuna dhe kur kalohet ose e lemë të na shkatërrojë ose i marrim vendimet siç i mori PD. Shumica e diferencuar siç ishte diferencuar në atë  8 janar të zi, kanë akoma mundësi ti thërrasin arsyes. Dhe kanë të gjitha arsyet të jenë me demokratët në betejë me Edi Ramën. Do të ketë të garantua ta ngrenë zërin sa të duan, ta drejtojnë gishtin ku të duan, duke filluar nga unë edhe me garë , por kurrë me dhunë. Distancimi nga dhuna është kushti i vetëm dhe pas distancimit nga dhuna dhe rikthimit tek përplasja e mendimeve dhe ideve, dora ime mbete te shtrirë për t’i rikthyer në familjen tonë politike. Ky diferencim nuk bëhet për diversion, por për një parim të shenjtë dhe bëhet në sytë e të gjithë qytetarë edhe të atyre që nuk na votojnë për arsye të ndryshme”-tha Basha nga Kurbini.

Të Fundit