Basha nga Lezha: Pas masakrës së 25 prillit ne jemi në këmbë për të luftuar me më shumë forcë

Partia Demokratike do të mbajë zgjedhjet e brendshme të partisë më datë 13 qershor.

Në vazhdën e këtij zhvillimi, kryedemokrati Luzlim Basha ka zhvilluar një takim me demokratët e qytetit të Lezhës. Ai e ka cilësuar 25 prillin, si një “masakër”, ndërsa theksoi se demokratët janë të vendosur që duhet të luftuar e më shumë forca.

Sakaq, Basha theksoi se zgjedhjet brenda partisë, të shërbejnë që nga ajo demokratët të dalin më të forcuar, e të ndjekin aksionin opozitar për largimin, e kryeministrit Edi Rama nga pushteti.

“Mirë se ju gjej zonja dhe zotërinj, vëllezër dhe motra, demokrate dhe demokratë të degës së Lezhës dhe faleminderit për mikpritjen sot në këtë takim, në qarkun, ku siç e tha kryetari, të gjithë ju së bashku drejtues të strukturave të Partisë Demokratike, Lidhjes Demokratike të Gruas, të Forumit Rinor të Partisë Demokratike, anëtar të ekipit të kandidatëve të gjithë bashkë bëtë një betejë epike kundër një prej kundërshtarëve më të egër të demokracisë keto 30 vite.

Jo thjeshtë kundërshtarit tonë historik, Partisë Socialiste, jo thjeshtë kundër atyre që kemi përballë në këto zgjedhje, socialistëve, e prej të cilëve kësaj radhe një pjesë arritet t’i merrni në krahët tuaj, nga Shkodra e Lezha, në Durrës e në Vlorë. Por kundër një armiku barbar të shqiptarëve, të Shqipërisë dhe të Demokracisë.

Dhe prapë se prapë në kushte terrori, shantazhi të denja vetëm për përballje mes armiqve dhe jo kundërshtarëve politikë, gjëmat e të cilave nuk ka nevojë t’i rrëfej sepse janë të shënuara në historinë personale të gjithsecilit prej jush dhe të mijëra demokratëve te rrethit, bashkisë e të qarkut të Lezhës, prapë se prapë ata nuk ia dolën dot.

Fuqia e zemrave tuaja, pastërtia e qëllimeve tuaja, forca e bashkimit tuaj triumfoi mbi të gjitha instrumentat e masakres zgjedhore të 25 prillit. Dhe për këtë nuk ka mënyrë tjetër për ta nisur veçse për t’u përkulur me rrespektin dhe mirënjohjen më të thellë ndaj gjithësecilit prej jush, ndaj demokrateve të Lezhës dhe të gjithë votuesve që iu ndoqën e na ndoqën në këtë betejë epike më 25 prill.

Por padiskutim kjo betejë nuk u bë për veten tonë, nuk u bë as për karrigen time, as për karriget tuaja. Ajo u bë në një moment kritik të një krize të thelluar të gjithanëshme të thelluar për vendin dhe u bë pikerisht për të sjellë ndryshimin që gjithë shqiptarët prisnin dhe meritonin dhënien fund të kësaj krize.

Por pavarësisht sakrificës së demokrateve anembanë Shqipërisë dhe fitoreve përballë mekanizmit të masakrës zgjedhore si këtu në Lezhë apo më mirë të themi përkundër mekanizmit të masakrës zgjedhore si këtu në Lezhë, fakti është se më 25 prill u ndal shpresa e shqiptarëve për ndryshim.
25 prilli nuk i dha përgjigje asnjë prej pyetjeve dhe shqetësimeve të lezhjanëve dhe shqiptarëve. Përkundrazi i thelloi ato akoma më shumë.
Dhe mbi të gjitha vuri një pikëpyetje finale, ekzistenciale, jetike, jo pra, jo thjeshtë për të nesërmen europiane të vendit, por për atë çfarë Shqipëria është dhe do të jetë një demokraci apo një autokraci?

Prej vitesh jetojmë në një regjim i cili ka tjetërsuar hap pas hapi institucionet. Prej vitesh jetojmë në një vend ku dhunuesi numër një i ligjit është vetë shteti dhe i pari i ekzekutivit.

Megjithatë mobilizimi ynë, mobilizimi juaj ishte shembullor. Dhe rezultati i arritur pavarësisht prej mekanizmave të masakrës zgjedhore, tregon qartë dy burimet kryesore të forcës që kemi ne si Parti Demokratike dhe që na mban në këmbë e që na ka nxjerrë nga kjo betejë më të fortë sesa ç’hymë në këtë betejë numerikisht por edhe moralisht.

Burimi i parë është ai i vlerave që bashkëndajmë brenda kësaj familjeje dhe që projektojmë tek shoqëria, tek komuniteti, tek lezhjanët e ndershëm, tek shqiptarët e ndershëm. Vlerat me të cilat kemi lindur të një partie të demokracisë e lirisë. Si një parti që përmbysi komunizmin dhe e çoi vendin drejtë stacioneve të ëndërruara prej gjeneratash, si anëtarësimi në NATO, heqja e vizave dhe avancimi në rrugën e integrimit Europian.

Të gjitha arritjet tuaja, të gjitha arritjet tona, të gjitha arritje të demokratëve të Partisë Demokratike. Asnjë arritje e shënuar nën qeverisjen e kundërshtarit tonë. Dhe me këto vlera u futëm dhe në këtë betejë.
Kontrasti kurrë nuk ka qenë më i qartë, mes grupit të horrave dhe kriminelëve që u kandiduan apo që i mbështetën kandidatët e tyre dhe njerëzve të ndershëm më të cilët ne dolëm në këtë betejë, intelektualëve, njerëzve të ndershëm të Lezhës, të Kurbinit, Mirditës e të mbarë Shqipërisë.

Ne dolëm në këtë betejë si asnjëherë që nga 91 pa poseduar asnjë instrument pushteti institucional, por vetëm me pushtetin moral që diktonim për shkak të vendimeve dhe betejave të cilat na barazuan me qytetarët edhe në instrumentat e betejës zgjedhore siç na barazuan dhe në staturë, por edhe në shqetësimet që bashkëndanim me ta.

Padiskutim mbi ne dhe jo mbi ata, binte barra e përgjegjësisë për t’u treguar rrugën drejt ndryshimit dhe këtë e bëmë së bashku në një nga mënyrat më efiçente, më europiane, më qytetare, më të vërteta, do të thoja pse jo edhe më të bukura që ka njohur pluralizmi në 30 vite. Me një program të detajuar, fryt dhe prodhim i viteve të punës të bazuar mbi studime reale të gjendjes që e kemi prekur bashkë këto katër vite shtëpi më shtëpi, fshat më fshat, qytet më qytet, ndërmarrje në ndërmarrje, me të gjitha grupet e interest, nga intelektualët e studentët, tek blegtorët më të largët të Shqipërisë.

Ne u futëm pra, në këtë betejë me avantzhin më të madh moral dhe kjo është garancia, kjo është edhe e vërteta e parë për një rezultati i cili në asnjë mënyrë
nuk mund të ishte i tillë dhe që sfidon në të gjithë dimensionet e veta masakrën zgjedhore të 25 prillit”, tha Basha.

Të Fundit